Italia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës, kjo pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni dihet se është një nga udhëheqësit e paktë evropianë që ka marrëdhënie të mira me Trumpin. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se besonte se Italia, për shkak të natyrës së saj, kapacitetit të saj për ndërmjetësim dhe aftësisë së saj për të folur me të gjithë, mund të luajë një rol pozitiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Ai shtoi se Kryeministrja Giorgia Meloni është "në dialog me Shtetet e Bashkuara, por edhe me evropianët". "Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për luftëra tregtare apo konflikte. Ne kemi nevojë për dialog dhe duhet të gjejmë zgjidhje që nuk dëmtojnë askënd", tha Tajani. Vetë Meloni, i quajti tarifat doganore të shpallura nga Presidenti Trump si "gabim". Ajo tha se kishte folur me Trumpin "dhe i kishte thënë mendimin e saj"