Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Spanjën me penalitete tregtare, përfshirë tarifat, duke thënë se është i pakënaqur me refuzimin e saj për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% dhe duke e quajtur këtë veprim mungesë respekti ndaj NATO-s. "Jam shumë i pakënaqur me Spanjën. Ata janë i vetmi vend që nuk e rritën pragun e tyre deri në 5%", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.