Top News –Trump ‘i fiksuar’ me Greenlandën , do ta blejë ‘për qëllime të sigurisë kombëtare’
24/12/2024 12:10

Presidenti i zgjedhur amerikan ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën e vendeve aleate me të cilat ai ka mospajtime para se të marrë detyrën më 20 janar. Në një deklaratë ku njoftoi emërimin e ambasadorit të tij në Danimarkë, Trump shkroi se, “për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”. Groenlanda, ishulli më i madh në botë, ndodhet midis oqeanit Atlantik dhe Arktikut. Tetëdhjetë përqind e territorit të saj është e mbuluar nga një shtresë akulli. Aty gjendet edhe një bazë e madhe ushtarake amerikane. Groenlanda fitoi autonominë nga Danimarka në vitin 1979 dhe kreu i qeverisë së saj, Múte Bourup Egede, tha se thirrjet e fundit të zotit Trump për ta marrë ishullin nën kontroll, janë po aq të pakuptimta sa ato të bëra në mandatin e tij të parë. “Groenlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje”, tha ai në një deklaratë. “Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë shumëvjeçare për liri.” Presidenti Donald Trump anuloi vizitën e vitit 2019 në Danimarkë pasi oferta e tij për të blerë Groenlandën u refuzua nga Kopenhageni.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55