Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër Fondacionit Shoqëria e Hapur, të financuar nga miliarderi George Soros. Sipas Nju Jork Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë, në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Meriland, duke i udhëzuar ata të shqyrtojnë akuzat ndaj degëve të Fondacionit.