E gjithë bota është tërbuar ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, jo vetëm me bombardimet dhe zhvendosjen e vazhdueshme të civilëve, por edhe me vendimin për të ndaluar ndihmat humanitare. Nga Kanadaja, deri në Kinë dhe Australi, qeveritë e vendeve më të mëdha kanë reaguar me deklarata të ashpra ndaj Tel Avivit, madje duke e kërcënuar edhe me vendosjen e sanksioneve. Korit të kritikave anti izraelite u mungon një zë, ai i Uashingtonit.