Presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se do të “tërbohet” nëse Putin nuk pranon një marrëveshje paqeje në minutën e fundit, ndërsa i dërguari i tij ka zbritur në Moskë për bisedime. Steve Ëitkoff mbërriti në kryeqytetin rus dy ditë para skadimit të një afati të caktuar nga Trump për arritjen e një marrëveshjeje, para vendosjes së sanksioneve të reja mbi Rusinë. Ëitkoff u prit nga Kirill Dmitriev, i dërguari për investimet i Rusisë dhe kreu i fondit të saj sovran të pasurisë.