Gazetat në të gjithë botën kishin vetëm një ngjarje në faqet e para të tyre, atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump dhe reagimin sfidues të tij. E përditshmja franceze Liberation, ka sjellë në faqen e parë të saj imazhin e përgjakur të trump, pas të shtënave, shoqëruar me titullin: Donald Trump-një histori dhune. Gazeta e përshkruan përpjekjen për ta vrarë atë si një tërmet politik. Danezja Ekstra Bladet, hapet me titullin: Trump i fitoi zgjedhjet, tani, Ajo nxjerr në pah faktin se sa e afërt ishte mundësia e vrasjes së tij, duke nënvizuar se vetëm 3 centimetra do të kishin bërë dallimin duke i lënë amerikanët me një kandidat të vdekur për president apo me një president...