Justin Trudeau ishte në lot gjatë një konference për shtyp të enjten pasi Donald Trump e kaloi javën duke e torturuar atë, me një luftë tarifash, në ditët e tij të fundit si kryeministër. SHBA vendosi tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat e importuara nga Meksika dhe Kanadaja, duke e shtyrë vendin në një luftë tregtare të martën. Por vetëm disa ditë më vonë, Trump bëri hapa pas duke thënë se mallrat që janë në përputhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut nuk do të tarifohen deri më 2 prill. Trump është tallur me Trudeau për muaj të tërë, duke kërcënuar se do të aneksojë Kanadanë dhe ta bëjë atë shtetin e 51-të amerikan, si edhe duke iu referuar kryeministrit si "Guvernatori Trudeau".