Top News – Trump do të vizitojë Kinën / Telefonatë ‘shumë të mirë’ me Xi Jinping
06/06/2025 14:52

Donald Trump është ftuar të vizitojë Kinën pas një telefonate "shumë të mirë" me homologun e tij nga Pekini, Xi Jinping. Telefonata vjen mes javësh të tëra të përshkallëzimit të tensioneve tregtare pasi Trump njoftoi tarifa veçanërisht të ashpra ndaj Kinës. Trump përdori Truth Social për të ndarë reagimin e tij ndaj telefonatës që zgjati për një orë e gjysmë mes dy udhëheqësve. Ai tha se biseda çoi në një "përfundim shumë pozitiv" si për SHBA-në ashtu edhe për Kinën. "Gjatë bisedës, Presidenti Xi Jinping më ftoi me mirësjellje mua dhe Zonjën e Parë të vizitojmë Kinën, dhe unë iu përgjigja pozitivisht", shkroi Trump. "Si Presidentë të dy vendeve të mëdha, kjo është diçka që të dy mezi presim ta bëjmë", tha ai. Trump shtoi se biseda ishte përqendruar "pothuajse tërësisht" te tregtia, dhe se "asgjë" nuk u diskutua në lidhje me Iranin ose pushtimin rus të Ukrainës. "Nuk duhet të ketë më pyetje në lidhje me kompleksitetin e mineraleve të rralla. Ekipet përkatës do të takohen së shpejti në një vend që do të përcaktohet më vonë. Ne do të përfaqësohemi nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara, Ambasadori Jamieson Greer", bëri të ditur Trump. Vetë Xi Jinping tha në anën tjetër se një "konsensus është arritur" pas telefonatës që pason javë deklaratash të ashpra mbi tregtinë. Presidenti kinez tha se "të dyja palët duhet t'i përdorin mirë mekanizmat e konsultimit ekonomik të tregtisë" dhe se "dialogu e bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e duhur për Kinën dhe SHBA-në". Tarifat amerikane ndaj Kinës janë ndalur në 30% që nga një pezullimi i muajit të kaluar, para të cilit Trump i kishte ngritur ato në një shifër marramendëse prej 145%.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58