Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, pritet të vizitojë Hungarinë për të mbështetur kryeministrin Viktor Orban në prag të zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit, që konsiderohen si sfida më e vështirë e karrierës së tij politike. Vance do të mbajë një fjalim në një tubim zgjedhor në Budapest, krah Orbanit, ndërsa mbështetja amerikane është bërë edhe më e dukshme pas deklaratës së Donald Trump, i cili muajin e kaluar i dha mbështetje të plotë dhe totale.