Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se do ta “donte me gjithë qejf”. Por Trump hodhi poshtë mundësinë e kandidimit për zëvendëspresident në vitin 2028 - një ide e hedhur nga disa mbështetës si një mënyrë që ai të anashkalonte kushtetutën amerikane që i ndalon presidentit të kandidojë për një mandat të tretë.