Fjalimi i parë i Donald Trump nuk ishte diplomatik. Ai u shfaq i drejtpërdrejt dhe në disa pika kyçe paralajmëroi urdhëra ekzekutivë që në ditën e parë. Trump premtoi se do të "rikthejë fjalën e lirë" duke i dhënë fund censurës së qeverisë - një shenjë e mundshme për mbështetjen e tij për mediat kryesore sociale dhe kompanitë e teknologjisë.