Ndihmësi i Donald Trump, Walt Nauta, nuk pranon fajësinë për akuzat që kanë të bëjnë me fshehjen e dokumenteve sekrete për shefin e tij në Mar-a-Lago, rezidenca e ish-presidentit amerikan. Ai u padit në të njëjtën kohë me Trump dhe po përballet me gjashtë akuza, duke përfshirë konspiracion dhe deklarata të rreme. Nauta u shfaq në gjykatën federale në Miami me dy avokatët e tij mbrojtës, Sasha Dadan dhe Stanley Woodëard. Më herë ai nuk pranonte të deklarohej si i pafajshëm, që është një hap i domosdoshëm për të nisur procedurat gjyqësore.