Izraeli nuk do të përdorë kurrë armët e tij bërthamore kundër Iranit. Kjo është garancia që ka dhënë Presidenti amerikan, Donald Trump, i pyetur të hënën nga gazetarët mbi rrezikun e përdorimit të armëve të asgjësimit në masë. Reporterët e pyetën Trump nëse ka informacione nga agjencitë e inteligjencës mbi mundësitë që Izraeli të përdorë armët bërthamore në konfliktin me Iranin. Trump e hodhi poshtë, teksa foli edhe për ajatollahun e ri në Teheran dhe gjendjen e tij shëndetësore.