Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç priti në Beograd djalin e Presidentit amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr. Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç e konsideroi takimin të përzemërt dhe kujdeset të vendosë theksin se ai është djali i Presidentit amerikan. “Një bisedë e përzemërt dhe Donald Trump Jr., djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Folëm për marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA, çështjet aktuale globale politike dhe ekonomike”, shkroi Vuçiç.