Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar dërgimin e raketave anti-ajrore Patriot në Ukrainë. "Ne do t'u dërgojmë atyre sistemet Patriot, për të cilat ata kanë nevojë urgjentisht", tha Trump. Megjithatë në Bazën Ajrore Andreës para gazetarëve ai nuk e tha numrin e saktë të sistemeve që do të dërgonte.