Ish-Presidenti Donald Trump fajësoi Presidentin Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, njëkohësisht kandidate demokrate për presidente, për përpjekjen për atentat. Ai përmendi “retorikën” e tyre dhe tha se i dyshuari po vepronte bazuar tek “fjalori tepër provokues” i demokratëve, megjithëse autoritetet ende nuk kanë paraqitur ndonjë të dhënë për motivin.