Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit një ditë më parë, ku një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare, në bashkëpunim me dy 15-vjeçarë. Sipas burimeve, ngjarja u zbulua pas denoncimit të nënës së vajzës, e cila kishte njoftuar policinë të hënën në mëngjes se e bija kishte humbur kontaktet që prej mbrëmjes së kaluar. Vajza u gjet më vonë nga patrullat policore në gjendje të rënduar psikologjike, në rrugë.