Tensionet në veri të Kosovës, vijojnë të mbeten active, teksa mosgjetja e gjuhës së përbashkët mes presidentit serb Aleksandë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksal, duket vetëm sa i ka përkeqësuar ato. Pas deklaratave të ndërkombëtarëve, që fajësojnë Albin Kurtin për mosarritjen e marrëveshjes, një shpërthim I fuqishëm është regjistruar në mesnatë, në Mitrovicën e Veriut. Sipas informacioneve zyrtare, shpërthimi ka ndodhur në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.