Një shtetas iranian është vrarë me një plumb në kokë në rrugën e quajtur “Mihal Voda” në Athinë. Sipas informacioneve nga policia çdo gjë ka nisur mbas një sherri mes dy grupeve emigrantesh për kontrollin e aktivitetit kriminal në zonë. Sherri ka agravuar edhe më shumë, ku në një moment njëri prej palës kundërshtare e qëlloi iranianin me një plumb në kokë.