Një shqiptar 34-vjeçar i identifikuar nga mediat e huaja si Renato Muhaj, ka vrarë ish-gruan e tij në Clearëater të Floridas dhe ka rrëmbyer të bijën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën, më 29 janar. Renato Muhaj u akuzua për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve. Sipas mediave amerikane, hetimi nisi pak para orës 3 të mëngjesit kur Muhaj goditi të dy prindërit e tij dhe ua hoqi telefonin në mënyrë që ata të mos mund të telefononin 911 për ndihmë.