Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e llixhave të Elbasanit, ku si pasojë e asfiksisë humbi jetën një 34 vjeçar. Alban Pashollari kishte shkuar së bashku me një shokun e tij për të bërë banjë në ujërat termale. Ai u ndje keq për shkak të erës së fortë dhe u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.