Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol që tronditi Lezhën orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një sasi lënde plasëse iu vendos makinës së efektivit të policisë, Gentian Gjeta. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit kanë mundur të identifikojnë dy persona që janë afruar me motor dhe pasi kanë vendosur lëndën plasës pranë makinës e kanë aktivizuar atë nga një distancë të shkurtër e më pas janë larguar.