Shpërthimi me tritol në banesën e marrë me qira nga motrat Nikolli në Elbasan do të trajtohet si vepër e krimit të organizuar. Prokuroria e Posaçme ka tërhequr dosjen nga prokuroria e Elbasanit dhe ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin që shkaktoi një të plagosur rëndë. Dosja do t’i bashkangjitet dosjes së Nuredin Dumanit, të cilin Alda Nikolli e akuzoi publikisht përmes një interviste për Top Channel si autor të ngjarjes.