Gjykata e Lezhës lë në ‘arrest shtëpie’ 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i cili u arrestua si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta. Tritoli makinës së agjentit të krimeve iu vendos të dielën e 15 marsit në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, shpërthimi i të cilit shkaktoi dëme materiale. 32-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen si gjatë momentit të arrestimit, edhe gjatë seancës gjyqësore.