Dy personat e ndaluar nga ana e policisë si porositës dhe autorë të vendosjes së një sasie tritoli në zyrën e noteres Esmeralda Dauti mohuan akuzat para gjykatës së Tiranës. Prokuroria ka identifikuar shtetasin Korrada Katana si autorin e vendosjes së tritolit, ndërsa Real Zefin si bashkëpunëtor të tij. Nga verifikimi i pamjeve filmike të Prokurorisë së Tiranës është fiksuar një motor “T Max” dhe lëvizjet e tij nga zona e ish-Bllokut deri në zonën e Farkës, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pas vendosjes së eksplozivit.