Trishtimi pllakos në stafin teknik të Kombëtares shqiptare. Është ndarë nga jeta nëna e trajnerit të skuadrës sonë përfaqësuese, Sylvino. Lajmi i hidhur u komunikua nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një deklarate për shtyp teksa ka bërë të ditur, se trajneri udhëtoi menjëherë për në Brazil për të qenë pranë familjes së tij.