Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi një sherri me thika. Ngjarja është regjistruar në Korinth, ku adoleshenti shqiptar është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me një bashkëmoshatar grek, që është arrestuar tashmë nga policia. Viktima, Aleks Vangjeli, është paraqitur fillimisht në spital me plagë në zonën e barkut. Sipas autoriteteve greke, i riu ka deklaruar në momentet e para se ishte përplasur nga një automjet. Ai është transportuar me ambulancë drejt një spitali në Athinë për ndihmë më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.