Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mirëmbajtjeje në Buenos Aires të premten, duke lënë të paktën 30 persona të plagosur, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët e urgjencës. Zjarrfikësit thanë se evakuuan të gjithë pasagjeret. “Nuk ka viktima. Ne ndihmuam 90 pasagjerë, 30 prej të cilëve u transferuan në spitale, dy prej tyre me traumë në kokë të cilët u evakuuan me helikopter", thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale, kur dy trenat u përplasën në rrethana të paqarta. “Për momentin nuk ka informacion të mjaftueshëm për mekanikën e aksidentit”, tha kryetari i bashkisë së Buenos Aires, Jorge Macri, gjithashtu në vendngjarje. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.