Tregu global i shitjes së telefonave inteligjentë pësoi një rënie të fortë përgjatë vitit të kaluar. Të gjitha kompanitë kryesore, si Apple, Samsung dhe Xiaomi raportuan më pak shitje në krahasim me vitin 2021. Shitjet ranë me 11 për qind, duke rënë për herë të parë që prej vitesh nën 1.2 miliardë pajisje të shitura nga të gjitha kompanitë.