Në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, Kryeministri Edi Rama dhe udhëheqësit e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor udhëtuan në Berlin për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen. Në këtë takim u bë një bilanc i arritjeve të deritanishme të procesit të Berlinit dhe plani i veprimit për forcimin e tregut të përbashkët rajonal. Në këtë kuadër, udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut firmosën deklaratën e mbështetjes së planit të përbashkët të veprimit rajonal të tregut për vitet 2025-2028.