Top News – ‘Tregtari i vdekjes’ kthehet në Rusi / ’Trafikant’ për perëndimin, ‘biznesmen’ për Moskën
09/12/2022 11:48

Trafikanti rus i armëve Viktor Bout, i cili u kthye në Rusi të enjten në një shkëmbim të burgosurish me yllin e basketbollit amerikan për femra, Brittney Griner, njihet gjerësisht jashtë vendit si "Tregtari i vdekjes" që ka ndihmuar në shpërthimin e disa prej konflikteve më të rënda në botë. Në Rusi, megjithatë, ai shihet si një biznesmen aventurier, i cili u burgos padrejtësisht pas një operacioni tepër agresiv të SHBA-ve. Filmi i Nicolas Cage i vitit 2005 "Lord of Ëar" bazohej kryesisht në historinë e tij. Viktor Bout ka qenë një ish-oficer i forcave ajrore sovjetike i cili fitoi famë me sa duket duke furnizuar me armë luftërat civile në Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Klientët e tij thuhet se përfshinin Charles Taylor-in e Liberisë, udhëheqësin libian Moammar Gadafi dhe të dyja palët në luftën civile të Angolës. Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se shkëmbimi u bë në Abu Dhabi dhe televizioni rus shfaqi video të Viktor Boutit në një avion privat, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke folur me familjen e tij në telefon. Më vonë pamjet treguan mbërritjen e tij në aeroportin Vnukovo të Moskës, me gruan dhe nënën e tij duke e përqafuar. "Ata thjesht më zgjuan dhe më thanë të mblidhja sendet e mia," tha Bout, duke iu referuar zyrtarëve të burgut amerikan. “Nuk më dhanë ndonjë informacion të veçantë, por unë e kuptova situatën”. Viktor Bout u dënua në vitin 2011 nën akuza për terrorizëm. Prokurorët thanë se ai ishte gati të shiste deri në 20 milionë dollarë armë, duke përfshirë raketa tokë-ajër për të rrëzuar helikopterët amerikanë. Kur ata dhanë argumentat përmbyllëse në dënimin e tij në vitin 2012, Bout bërtiti: "Është një gënjeshtër!"

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB