Prokuroria e Tiranës dha pretencën për 4 të pandehurit, të cilët bënin pazare për vendet e varreve në Tufinë, dhe për një tjetër që ndërtoi një varr të paligjshëm po në të njëjtin vend. Organi i akuzës kërkon 2 vite burg për Gazmend Dajën, me detyrë punonjës varrezash Tufinë, pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, por me gjykimit të shkurtuar, ky dënim i reduktohet në 1 vit e katër muaj burg.