Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm me pensionistët. Kreu i Qeverisë njoftoi vendosjen e një fondi prej 100 milionë eurosh për bonuset e fundvitit, që do ndahet për dy kategori dhe krijimin e një fondi pranë Bankës së Shqipërisë për bonuse të përhershme për të moshuarit, që sicc tha Rama, do të ndahet ccdo pranverë. Fjala e Kryeministrit u ndërpre nga opozita, që e akuzoi se po përdor buxhetin e shtetit për të blerë votën e pensionistëve në zgjedhjet e pranverës së ardhshme.