Ministria e Financave ka gati aktin normative që rishikon për herë të tretë buxhetin e shtetit për këtë vit. Sipas relacionit të projekt-aktit, që mund të hyjë në fuqi brenda muajit nëntor, Ministria e Financave parashikon 120 milionë euro të ardhura më tepër se sa planifikimi fillestar. Ndërkohë, projektakti parashikon rritjen me 2.8 herë të fondit për shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Sipas draftit, nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi në buxhetin fillestar të këtij viti, për shpërblimet e fundvitit për të moshuarit do të ndahen 97 milionë euro.