Nga kontrollet intensive të territorit, asgjësohen në Velipojë, 24 759 bimë cannabisi. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas (vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve. Procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së. Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentua dhe u godit 1 rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, në Velipojë.