Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. Në pranga u vendosën Hysni Stërmungu dhe Helidon Dhima si dhe shtetasi i huaj Hassan Mobin, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve. Dy shqiptarët u arrestuan te rrethrrotullimi i Rinasit , duke transportuar me një automjet 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 2500 euro secilit, iu kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin italian.