Gjykata e Lartë ka refuzuar të tre rekurset e lidhura me dosjen Partizani, që po hetohet nga Gjykata e Posaçme. Rekursi i parë u paraqit nga Prokuroria e Posaçme, që kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që zbuti masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin duke e lënë në arrest shtëpie dhe kërkoi rikthimin e tij.