Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar publikisht të gjitha propozimet e kryeministrit Edi Rama për Kosovën e Serbinë, duke i konsideruar si të dëmshme për vendin e saj. Në një intervistë për emisionin Breaking me Xhoi Malësinë, ministrja kundërshtoi si propozimin për KFOR-in në Veri, draftin për asociacioni dhe idenë e një konference ndërkombëtare.