Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje është tentuar të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kesaj argjendarie Lytfi Alia ka treguar se biznesi i tij është sulmuar disa herë më parë dhe ende nuk janë gjetur autorët. Sipas tij, kanë qenë tre persona të maskuar të cilët bënë të mundur hapjen e dyqanit me kriko makine, por pas rënies së alarmit ata u larguan nga marrë asgjë nga argjendaria. Në vjedhjet e mëparshme në këtë argjendari është shkaktuar një dëm mbi 15 mijë euro.