Banka Qëndrore e Kosovës ka komunikuar këtëtë hënë se implementimi i kryerjes së transaksioneve kesh vetëmë në monedhën europiane euro, ka nevojë për një periudhë tranzitore dhe ka zbuluar edhe masat e marra për këtë. Informimi dhe bashkëpunimi i plotë me institucionet bankare për operacione me para të gatshme në valutën euro, mund të kryhet brenda një periudhe 3-mujore, sipas vlerësimit të BQK-së, që ka publikuar edhe një plan konkret tranzicioni.