Dy mjekët e spitalit të Fierit Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi si dhe ndihmësmjeku Blendi Bërdalli, të cilët mjekuan të shumëkërkuarin nga Policia Nuredin Dumani, kanë lënë këtë të dielë qelinë. Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë për tre të arrestuarit, ku për Malajn ka vendosur ‘detyrim paraqitje’ ndërsa, për Gjeçin dhe Bërdallin ‘arrest shtëpie’. Dy mjekët dhe ndihmës-mjeku akuzohen se nuk njoftuan policinë e Fierit për gjendjen e Nuredin Dumanit, i cili mbeti i plagosur me armëzjarri në atentatin e regjistruar më 29 Mars në Papër të Elbasanit.