Tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kishin kësaj radhe dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar. Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut.