Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se ka filluar testimin masiv të tre ilaçeve për trajtimin e mundshëm të koronavirusit. Hulumtimi do të bëhet në 52 vende të botës dhe do të përfshijë mijëra studiues në mbi 600 spitale. Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit.