5 vjet betejë ligjore, seanca maratonë gjyqësore të zhvilluara sa nga njëra gjykatë në tjetrën, në përfundim ish-ministri I Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar me 5 vite burg. Ka qenë apeli I GJKKO ai I cili ka dhënë vendimin ndaj tij, ku me gjykim të shkurtuar do të vuajë 3.5 vite dënim. Avokati I Tahirit, pohoi se do të bëjë rekurs në Gjkatën e Lartë, pasi sipas tij vendimi ishte I padrejtë.