Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas dy ditësh seancë maratonë, gjyqtari Engert Pëllumbi shpalli vendimin këtë të enjte mbi ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë për Erion Veliajn. Pëllumbi la po ashtu të pandryshuar vendimin për tre biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në masën e “detyrimit për t’u paraqitur përpara oficerit të BKH”. Por ai pranoi vetëm një kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, atë të Elman Abule.