Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim konsultativ përfaqësuesit e të gjitha palëve politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në një njoftim zyrtar të presidencës thuhet se pas këtyre bisedimeve, data e zgjedhjeve lokale do caktohet gjatë ditëve në vijim Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i sheh si data të mundshme për këtë proces elektoral datat 5, 12 dhe 19 tetor. Ajo kërkoi nga presidentja Osmani që të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve lokale.