Partia Socialiste kërkon masë ndëshkuese për tre deputetët demokratë: Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Saimir Korreshi pas bllokimit të punimeve parlamentare në seancën plenare të 4 marsit. Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të mërkurë në orën 13 për të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve dhe për të vendosur masat disiplinore, sipas parashikimeve të rregullores së kuvendit. Përdorimi i zhurmueseve, bilbilave dhe pankartave ishte sërish kryefjala e skenarit opozitar në seancën e kësaj të hëne. Pas javës së gjelbër, u pamundësua diskutimi i problematikave të zonave elektorale.