Pas trazirave dhe përplasjeve mes huliganëve të skuadrës së Romës dhe Feyenoordit, Ambasada amerikane në vendin tone bën thirrje për kujdës të shtuar dhe shmangien e lëvizjes në zonat përther qendrës. Rruga e Elbasanit u kërkon shtetasve të saj që jetojnë në Tiranë që të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit në lidhje finalen e “Conference League” në stadiumin “Air Albania”. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të saj, ambasada këshillon personelin dhe qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës për shkak të turmave të mëdha të tifozëve që mund të shkaktojnë trazira.