Trashësia e dëborës në njësitë administrative Trebisht dhe Ostren të bashkisë së Bulqizës ka shkuar në 25 centimetra. Disa rrugë fshatrash mbeten të bllokuara si pasojë e këtyre problematikave, sjellë nga moti i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore që ka pushtuar vendin ditët e fundit. Rruga Ura e Cerenecit-Ostren, në segmentin Klenje-Ostren është e bllokuar. Ka mungesë energjie elektrike në njësinë Trebisht. Në njësinë administrative Martanesh rrugët e fshatrave janë të bllokuara po ashtu